Sporti

Barcelona synon transferimin e N’Golo Kante

02/08/2023 16:38
nga:Lorik J

Një nga emrat në listën e lojtarëve të ardhshëm të Barçës për të forcuar mesfushën është N’Golo Kante.

Barça është ende në pritje të kontratave të ardhshme që përfundojnë në fund të sezonit dhe mesfushori i Chelseat është një nga ata që përshtaten me parametrat ekonomikë, por nuk ka asnjë nxitim. Sipas MD se ai nuk mund të përjashtohet, por ka lojtarë të tjerë përpara tij.

Nuk është i vetmi emër që orët e fundit po lidhet me Barçën. E përballur me nevojën për një mbrojtës të djathtë, Barça po shqyrton opsione të ndryshme. Një prej tyre, sipas portalit të specializuar Fichajes.net, do të ishte i riu Ivan Fresneda, i cili vetëm në moshën 18-vjeçare është bërë një nga zbulimet e mëdha të La Ligës me Valladolidin.

/GazetaBlic Sport/