Sporti

Barcelona synon transferimin e Luis Diaz

12/17/2024 17:37
nga:Mergim Rreci

Luis Díaz është vendosur sërish në orbitën e Barcelonës.

Sipas Team Talk, fakti që lojtari është një nga titullarët më pak të paguar të Liverpool-it, mund ta vendosë atë në listën e futbollistëve që do të largohen nga Anfield, transmeton GazetaBlic Sport.

I transferuar nga FC Porto në 2021/22, dhe me kontratë të vlefshme deri në qershor 2027, anësori kolumbian nuk do të kompensohet financiarisht për performancën dhe ndikimin e tij në ekip, duke ruajtur një pagë të ngjashme, brenda strukturës së pagave të skuadrës.

Klubi katalanas do të shkojë drejt nënshkrimit të ish-lojtarit të FC Porto nëse arrijnë të shesin lojtarë në këtë merkato.

/GazetaBlic Sport/