Sporti

Barcelona synon angazhimin e Mikel Arteta, por ekziston edhe opsioni i rikthimit të Luis Enrique

03/08/2024 08:27
nga:Mergim Rreci

Në fund të këtij sezoni Xavi Herndandez do të largohet nga Barcelona, duke bërë që katalanasit të nisi nga kërkimet për trajnerin e ri.

Mediet spanjolle kanë nxjerrë një emër të ri si zëvendësues të Xavi-t në krye të Barçës. Barcelona raportohet se ka menduar që t’i besojë skuadrën trajnerit të Arsenal-it, Mikel Artetës.

Megjithatë, rruga për të arritur tek trajneri spanjoll është e vështirë, aq sa sipas medieve spanjolle ka më shumë gjasa rikthimi i Luis Enrique, i cili aktualisht është në krye të Paris Saint-Germain.