Sporti

Barcelona shpreh ngushëllime pas vdekjes së Diogo Jotas dhe vëllait të tij

07/03/2025 12:57
nga:Lorik J

FC Barcelona ka lëshuar një deklaratë zyrtare pas vdekjes së sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota.

Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, ndërruan jetë tragjikisht në një aksident me makinë në Spanjë të mërkurën në mbrëmje.

“FC Barcelona dëshiron të shprehë ngushëllimet e saj të sinqerta për humbjen e lojtarit të Liverpool FC, Diogo Jota, dhe vëllait të tij, André. Pushoni në paqe”, shkruhet në komunikatë.