Sporti

Barcelona shpërblen Raphinan me kontratë të re

09/29/2024 15:15
nga:E K

Drejtuesit e Barcelonës po mendojnë t’i ofrojnë kontratë të re Rafinhas, i cili është në formë të shkëlqyer, njofton “Sport”.

Kontrata aktuale e brazilianit është deri në vitin 2027, por katalanasit duan ta shpërblejnë atë për paraqitjet e tij të shkëlqyera këtë sezon, transmeton GazetaBlic Sport.

Rafinha ka dëshmuar të jetë një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për Barçën këtë sezon, duke kontribuar në tetë nga golat e skuadrës.

Ai u transferua nga Leeds në vitin 2022 për 58 milionë euro dhe në dy sezonet e tij të para ai nuk i përmbushi pritjet.

/GazetaBlic Sport/