Sporti

Barcelona ‘shokohet’ nga Shakhtar Donetsk, Dortmund merr fitore të madhe ndaj Newcastle

11/07/2023 20:41
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Borussia Dortmund ka siguruar fitore të madhe në ‘Signal Iduna Park’ ndaj Newcastle United, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 2 me 0, me ‘milionerët’ që kryesojnë tashmë grupin me 7 pikë, kurse skuadra angleze renditet në vendin e tretë me 4 pikë.

Në takimin tjetër, Barcelona është mposhtur nga Shakhtar Donetsk, me rezultatin përfundimtar që ishte 1 me 0 në favor të skuadrës ukrainase.

Katalunasit mbeten në krye të grupit me 9 pikë, kurse Shakhtar është në vendin e tretë me 6 pikë, aq sa ka edhe Porto në vendin e dytë.

/GazetaBlic Sport/