Sporti

Barcelona “shkatërron” trajnerët anglezë në Camp Nou, Howe barazon rekordin negativ të Neville

03/19/2026 08:24
nga:Mergim Rreci

Humbja e thellë 7-2 e Newcastle ndaj Barcelonës në Champions League nuk ishte vetëm eliminim, por edhe një statistikë e pazakontë që lidhet me trajnerët anglezë.

Pas këtij rezultati, Eddie Howe u bë trajneri i dytë anglez radhazi që pëson 7 gola në “Camp Nou”, duke barazuar rekordin negativ të Gary Neville, i cili në vitin 2016 humbi 7-0 me Valencian ndaj katalanasve.

Kjo do të thotë se dy trajnerët e fundit anglezë që kanë drejtuar skuadrat e tyre në këtë stadium legjendar, janë “goditur” rëndë nga Barcelona – një statistikë e rrallë dhe mjaft domethënëse për dominimin e skuadrës spanjolle në shtëpi.

Në këtë mënyrë, Howe i bashkohet një liste jo fort të dëshiruar, duke hyrë në histori për një rekord që çdo trajner do të donte ta shmangte.

/GazetaBlic Sport/