Sporti

Barcelona shfrytëzon të gjitha format për të siguruar dyshen, Martinez – Gundogan

03/29/2023 23:33
nga:Mergim Rreci

Barcelona është në negociata të avancuara për të siguruar nënshkrimet e Inigo Martinez dhe Ilkay Gundogan për sezonin e ardhshëm, por dyshimet mbeten nëse katalanasit do të kenë një diferencë pagash për të regjistruar lojtarët, diçka që ka shtyrë ‘po’-në përfundimtare të dy futbollistët.

Sipas shtypit spanjoll, Blaugranët kanë një ACE në mëngë, pasi kanë krijuar një ‘klauzolë të re të fair play financiar’ për të bindur Gundogan dhe Inigo Martínez, përcjell GazetaBlic Sport.

Barcelona synon të arrijë marrëveshje me qendërmbrojtësin dhe mesfushorin, në mënyrë që në rast të mos regjistrimit të tyre për shkak të ‘fair-play’-it financiar, t’i transferojë në klube të tjera, të cilat do t’i paguajnë lojtarët  me pagat të përcaktuara në kontratat e tyre me katalanasit.

Është një klauzolë e egër, por sipas Mundo Deportivo, është në gjendje të bindë Iñigo Martínez. Më i vështirë për t’u bindur është Gundogan, i cili ende vë në dyshim propozimin e paraqitur nga Barcelona.

/GazetaBlic Sport/