Barcelona e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në La Liga.
Katalunasit do të përballen me skuadrën e Sevillas, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Një problem i madh ka ‘shpërthyer’ mes dy klubeve para ndeshjes, me Sevillan që ka refuzuar të dërgojë përfaqësues të klubit në këtë takim, kjo për shkak të çështjes ‘Negreira’.
Barcelona ka reaguar para pak çastesh me anë të një deklarate, ku bëri të ditur se refuzon sulmin e pajustifikuar dhe të pahijshëm nga Sevilla. Ata njoftojnë gjithashtu se të gjitha lidhjet dhe raportet me Sevillan janë prishur derisa të korrigjojnë pozicionin e tyre.

Kujtojmë se ndeshja do të zhvillohet normalisht, por që pritet të jetë shumë e rivalizuar në fushë.
Formacionet zyrtare të kësaj sfide:
Barcelona: Ter Stegen; Cancelo, Koundé, Christensen, Balde; Gündogan, Gavi; Lamine Yamal, Joao Félix, Raphinha; Lewandowski
Sevilla: Nyland; Juanlu, Badé, Sergio Ramos, Pedrosa; Jordán, Sow, Rakitic, Ocampos, Lamela; Lukebakio.
/GazetaBlic Sport/


