Sporti

Barcelona rivalizon Milanin për Bernardo Silvan

08/23/2021 12:20
nga:E K

Bernardo Silva ka vendosur të largohet nga Manchester City.

Me ardhjen e Jack Grealish, mesfushori portugez e ka humbur vendin e tij si titullar kështuqë lojtari ka larguar largimin nga klubi, shkruan GazetaBlic Sport.

Atletico Madrid, Arsenal dhe Spurs ishin skuadrat e interesuara për të, por së fundmi garës i është shtuar edhe Milan dhe Barcelona.

Milan ka ofruar 15 milionë euro për huazim dy vjeçar me detyrim blerje pas dy vitesh për 35 milionë euro.

Manchester City po kërkon 50 milionë euro që t’a lë të lirë lojtarin e tyre.

/GazetaBlic Sport/