Sporti

Barcelona rinovon me Xavi Espart deri në vitin 2030

10/08/2026 20:44
nga:Mergim Rreci

Barcelona ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me talentin e La Masias, Xavi Espart, i cili do të qëndrojë në klub deri më 30 qershor 2030.

Espart debutoi me ekipin e parë në mars të vitit 2026 dhe këtë sezon është bërë pjesë e rregullt e skuadrës së parë.

Deri tani ka shënuar golin e parë për Barcelonën dhe ka dhënë dy asistime.