Sporti

Barcelona – Real Madrid, gjysmëfinalja e Superkupës – Këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave

01/12/2022 09:51
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës, atje ku na pret njëri nga derbit më të mëdhenj në botë.

“El Classico” mes Barcelonës dhe Real Madridit do të luhet sonte në ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport. 

Një sfidë ndryshe nga herat tjera kjo për shkak se nuk luhet as në “Camp Nou” e as në “Santiago Bernabeu”, por në Riad të Arabisë Saudite.

Katalunasit nuk kanë aspak formë të mirë në këtë edicion të La Ligas, kurse Real Madridi po vazhdon të shkëlqejë dhe është bindshëm në vendin e parë.

Kur jemi tek mungesat e dy skuadrave, Barcelona është më e penalizuar në këtë drejtim. Braithwaite M, Demir Y, Garcia E, Roberto S, Wague M janë mungesat në formacionin e Xavit, kurse Diaz dhe Bale mungojnë tek Real Madrid.

Këto pritet të jenë formacionet e dy skaudrave për këtë takim.

Barcelona: Ter Stegen; Dest, Pique, Lenglet, Alba; Gonzalez, Busquets, Gavi; Dembele, De Jong, Depay.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius Jr.

/GazetaBlic Sport/