‘El Clasico’ mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet nesër.
Ndeshja do të luhet të shtunën duke filluar nga ora 16:15, transmeton GazetaBlic Sport.
Reali është duke e udhëhequr ligën spanjolle me pikë të barabarta me Gironan, por me një gol më shumë në diferencë, me Barcelonën që është prapa tyre, me një pikë më pak.
Skuadra e Barcelonës ka mungesa të mëdha për këtë takim, por bastet e kanë favorizuar skuadrën e drejtuar nga Xavi Hernandez.
Fitorja e mundshme e Barcelonës kuotohet me 2.45, kurse ajo e Real Madridit me 2.70. Një barazim potencial kuotohet me 3.60.
/GazetaBlic Sport/


