Sporti

Barcelona publikon listën e futbollistëve për ndeshjen e fundit në La Liga

05/21/2021 13:21
nga:Mergim Rreci

Leo Messi nuk është stërvitur të premten me lejen e trajnerit dhe ai nuk do të jetë në skuadër për ndeshjen kundër Eibar të shtunën.

Kupa e Amerikës do të fillojë më 13 qershor dhe kësisoj Messi kërkon që të pushojë më herët, që të jetë sa më i gatshëm me kombëtaren, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka vendosur që të ftojë lojtarë nga akademia, për t’iu dhënë ndonjë minutë përpara përfundimit të kampionatit.

Kjo edhe është lista e të ftuarve, ku shihet se lojtarë sikurse Konrad, Inaki Pena dhe Arnau Tenas janë ftuar nga akademia.

/GazetaBlic Sport/