Barcelona ka lëshuar një deklaratë zyrtare duke njoftuar se ndeshja në shtëpi kundër Paris Saint-Germain në raundin e dytë të fazës kryesore të Ligës së Kampionëve do të luhet në stadiumin Estadi Olimpic Lluis Companys, pasi ende nuk ka leje administrative për të përdorur Camp Nou.
Ja çfarë shkruan klubi:
“FC Barcelona njofton se ndeshja e dytë e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, të mërkurën, më 1 tetor, në orën 21:00, kundër Paris Saint-Germain, do të luhet në stadiumin olimpik Luis Companys”
Klubi vazhdon të punojë intensivisht për të marrë lejet e nevojshme administrative për hapjen e stadiumit të ri Spotify Camp Nou në muajt në vijim.
FC Barcelona falënderon anëtarët dhe tifozët e saj për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre gjatë këtij procesi kompleks dhe emocionues të kthimit në “Spotify Camp Nou” të ri.
/GazetaBlic Sport/


