Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte, atje ku do të zhvillohen disa super ndeshje.
Kryendeshja do të luhet në Spanjë, ku do të përballen Barcelona dhe PSG, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të zhvillohet një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me të dy skuadrat që luajnë futboll të bukur, por edhe shumë rezultativ në aspektin e golave të shënuar.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00, kurse këto janë formacionet e mundshme:
Barcelona: Szczesny; Kounde, Cubarsi, Araujo, Martin; Pedri, De Jong; Yamal, Olmo, Rashford; Lewandowski
Paris Saint-Germain: Chevalier; Hakimi, Zabarnyi, Pacho, Mendes; Lee, Vitinha, Zaire-Emery; Mbaye, Ramos, Barcola
/GazetaBlic Sport/


