Sporti

Barcelona po vëzhgon katër sulmues, njëri nga ata mund të jetë pjesë e klubit për sezonin tjetër

03/12/2022 11:03
nga:Mergim Rreci

Sipas një raporti të publikuar këtë të shtunë nga e përditshmja sportive spanjolle Mundo Deportivo, Barcelona është duke vëzhguar katër emra të tjerë nëse nuk arrin të nënshkruajë me golashënuesin norvegjez të Borussia Dortmundit, Erling Haaland, i cili është shumë afër që të shkojë në Manchester City për sezonin e ardhshëm.

Rafael Leao, ndërkombëtari portugez që ka shkëlqyer në shërbim të Milanit (8 gola dhe 4 asistime në 24 ndeshje në Serinë A) vlerësohet shumë mirë nga zyrtarët Blaugrana dhe pëlqehet shumë nga klubi katalaas, edhe pse ai preferon të luajë si anësor i majtë dhe jo si sulmues në mes,  përcjell GazetaBlic Sport.

Emrat e tjerë janë ata të Romelu Lukakut dhe Timo Werner, të dy nga Chelsea, një klub që siç dihet po kalon një moment delikat pas të gjitha sanksioneve të vendosura ndaj pronarit të tij, oligarkut rus Roman Abramovich.

26-vjeçari çek i Bayer Leverkusen, Patrick Schick, golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesligë, me 20 gola në 20 ndeshje, është gjithashtu brenda kësaj liste.

/GazetaBlic Sport/