Skuadra e Barcelonës sot shkarkoi nga detyra trajnerin spanjoll, Xavi.
Gjatë konferencës për media, trajneri i Sevillas – Quique Sanchez mori lajmin për largimin e Xavit nga stoli i klubit katalunas.
Ai bëri një reagim interesant, duke thënë se Barça nuk është duke i trajtuar legjenda e klubit mirë.
“Nuk dua ta them këtë, por shikoni se si Barcelona është duke i trajtuar legjendat.
“Çfarë brezi i keq. Me Koeman, me Messin tani edhe me Xavin. Uroj që klubet t’i trajtojnë legjendat e tyre më mirë. Kjo do ishte më mirë. Një lidhje me drejtuesit dhe tifozët”, u shpreh trajneri i Sevillas
Kujtojmë që vendin e Xavit te Barcelona pritet ta zë trajneri gjerman, Hansi Flick.