Lamine Yamal nuk do të jetë në dispozicion të Barcelonës për ndeshjen kundër Newcastle në raundin e parë të fazës kryesore të Ligës së Kampionëve, raportojnë mediat spanjolle.
Gjendja e anësorit nuk është e mirë dhe Hansi Flick e ka pranuar tashmë që Yamal nuk do të luajë. Talenti 18-vjeçar nuk u stërvit me shokët e ekipit të hënën, por kreu vetëm ushtrime rikuperimi në palestër.
Yamal gjithashtu nuk mori pjesë kundër Valencias, me Flick që u zemërua nga fakti që ai luajti për ekipin kombëtar spanjoll duke marrë qetësues dhimbjesh.
Realiteti është se lojtari është ende në dhimbje dhe nuk dihet nëse do të jetë gati për ndeshjen e La Ligës kundër Getafes të dielën.
/GazetaBlic Sport


