Sporti

Barcelona pa Lewandowski kundër Atleticos, Xavi: “Ferran dhe Ansu Fati mund ta zëvendësojnë”

01/07/2023 22:13
nga:Lorik J

Mungesa e madhe nga Atletico Madrid-Barcelona do të jetë Robert Lewandowski, i skualifikuar.

Por pa Lewy si do të ndryshojë Barcelona? Në konferencën për shtyp, Xavi u përpoq të jepte interpretimin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne përshtatemi, do të punojmë pak mbrapa për të sulmuar dhe mbrojtur në mënyrën më të mirë të mundshme, me synimin për të fituar ndeshjen. Ferran është një sulmues i lëvizshëm, Ansu Fati poashtu mund të luajë. Ferran gjen shumë hapësirë për shokët e tij, ai largohet lehtësisht, duke punuar mirë pa top. Njerëzit nuk i japin meritat e duhura, por ai është i mirë për të ndihmuar edhe në mbrojtje. Si ai dhe Ansu mund të luajnë si 9, por këtu është edhe opsioni Depay”, tha Xavi.

/GazetaBlic Sport