Pas afrimeve të Sergio Agueros, Erik Garcias dhe Emersonit, skuadra e Barcelonës po mendon për dy zyrtarizimet e ardhshme.
Do të jenë holandezët Memphis Depay dhe Gini Wijnaldum.
Të dy kanë qenë kërkesa të trajnerit Ronald Koeman dhe duke qenë se ky i fundit do të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona, atëherë ata do të afrohen.
Mendohet se do të jenë dy zyrtarizimet e radhës në kampin katalanas, por vetëm koha është ajo që do të tregojë kur do të ndodhë.
Ata kanë arritur marrëveshjet me skuadrën e Barcelonës dhe sezonin e ardhshëm do t’i bashkohen skuadrës katalanase.


