Sporti

Barcelona nuk ‘këndellet’, barazon në udhëtim ndaj Valencias

12/16/2023 22:56
nga:E K

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një pikë në transfertë ndaj Valencias.

Katalunasit barazuan me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Të parët në avantazh kaluan mysafirët me golin e Felix në minutën e 55’të, por Guillamon barazoi shifrat në minutën e 70’të të takimit.

Me këtë rezultat Barcelona shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e tretë, 6 më pak se lideri Girona që ka një ndeshje më pak.

/GazetaBlic Sport/