Barcelona nuk ka asnjë interes për sulmuesin Alvaro Morata.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet spanjolle, lojtari nuk është as alternativa e tretë për sulmin e “blaugranëve”.
Presidenti i skuadrës katalunase, Joan Laporte, e dëshiron vetëm Robert Leëandoëskin në skuadër si qendërsulmues.
I gjithë ky demantim erdhi pas disa raportimeve se Atletico Madridi (që e ka në pronësi lojtarin) dhe Barcelona po e diskutojnë për një shkëmbim Griezmann-Morata.
Ky skenar është hedhur poshtë menjëherë pasi as “Los Colchoneros” nuk janë të interesuar për ta blerë në mënyrë të përhershme francezin.
Morata gjatë sezonit të fundit luajti si i huazuar te Juventusi, ku shënoi tetë gola dhe gjashtë asiste në 34 ndeshje.