Barcelona e ka bërë Dani Olmo një objektiv kryesor për afatin kalimtar të janarit dhe mesfushori dëshiron të kthehet në Camp Nou.
Mundo Deportivo raporton se pala katalanase u përpoq ta nënshkruante atë nga RB Leipzig, në ditën e fundit të periudhës së transferimit, por skuadra gjermane nuk e la të shkonte, përcjell GazetaBlic Sport.
Barca nuk ka hequr dorë nga transferimi 23-vjeçarit dhe shpreson ta marrë atë në afatin e dimrit në vend që të presë verën e ardhshme.
Kjo është edhe kërkesa e madhe e trajnerit Koeman, i cili prej kohësh ka shfaqur interesim të madh për të.
/GazetaBlic Sport/


