Bisedimet mes Alvaro Moratas dhe Barcelonës janë duke vazhduar.
Pasi ditët e fundit shtypi spanjoll siguroi se nënshkrimi praktikisht ishte mbyllur nga Barcelona, trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri vazhdoi duke thënë se lojtari spanjoll nuk do të largohej nga Torino në këtë merkato dimërore, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, sipas “AS de Espana“, në orët e fundit ka pasur një kthesë në situatën e Moratas.
Gazeta spanjolle thekson se trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez i ka telefonuar direkt sulmuesit të Juventusit për t’i rrëfyer atij personalisht dëshirën për ta pasur në skuadrën e tij.
Trajneri spanjoll do t’i ketë kërkuar durim Moratas, i cili gjithashtu dëshiron të shkojë te katalanasit, duke deklaruar se klubi spanjoll do të bëjë të gjitha përpjekjet financiare për t’i lënë hapësirë kontraktimit të sulmuesit, duke respektuar rregullat e Fair Play-it financiar.
Kjo është një telenovelë që duket se nuk ndalet me kaq.
Morata dhe Xavi duan që sulmuesi të jetë në gjendje të shkojë në Kataluni, por vullneti i klubit torinez dhe vështirësitë financiare të Barcelonës mund të përbëjnë një problem në negociata.
/GazetaBlic Sport/


