Duket se aventura e Neymar në PSG është afër përfundimit.
Të transferuar për 222 milionë euro nga Barcelona në verën e vitit 2017 për të drejtuar një projekt sportiv ‘të madh’, Neymar dhe PSG kanë humbur në mënyrë të njëpasnjëshme qëllimin e madh të Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.
Kjo nënkupton që tashmë Neymar dhe PSG nuk janë të kënaqur me njëri-tjetrin, andaj një largim i tij duket shumë i afërt.
Në këtë pikë, projekti i Barcelonës, me Xavi në krye, bazohet në një tjetër vizion dhe katalanasit, përtej momentit delikat të fluksit të parave që po kalojnë (dhe një rikthim i Neymar do të nënkuptonte gjithmonë një investim të lartë), kanë lënë plotësisht mënjanë mundësinë për të parë sulmuesin, tashmë 30-vjeçar, për t’u rikthyer në “Camp Nou”.
Nëse jo tek Barcelona, Neymar mund të transferohet tek Manchester City, me klubin që ka shprehur menjëherë interesim.
/GazetaBlic Sport/


