Krijimi i Superligës Evropiane ka dështuar.
Të gjitha gjashtë klubet angleze, (Manchester United, Manchester City, Chelsea, Liverpool, Tottenham dhe Arsenal) kanë njoftuar para pak çastesh se janë larguar nga kjo garë, shkruan GazetaBlic Sport.
Por, sipas Mundo Deportivo, klubet spanjolle nuk duan të largohen nga gara ku do bëhen të pasura, pavarësisht largimeve të shumta.
Barcelona është në mesin e këtyre skuadrave që po refuzon të largohet nga kjo Superligë.


