Sporti

Barcelona nuk do të rikthehet këtë sezon në Camp Nou

10/25/2024 09:05
nga:E K

Barcelona duket se do ta mbyllë sezonin si mikpritëse në stadiumin Montjuic, pasi u bë e qartë se ndërtimi në Camp Nou nuk do të përfundojë së shpejti.

Barcelona nuk po mendon më të largohet nga Montjuic dhe për këtë arsye ka shtyrë kthimin e tyre në Camp Nou deri në sezonin e ardhshëm, transmeton GazetaBlic Sport.

Skuadra katalunase do të kthehej në Camp Nou në nëntor 2024, më pas u përfol dhjetori, por duhet ta shtyjë këtë për shkak të punimeve të ndërtimit në stadium.

/GazetaBlic Sport.