Sporti

Barcelona nuk do aktivizojë mundësinë e blerjes së De Jong – sulmuesi kthehet te Sevilla në fund të sezonit

04/15/2022 14:42
nga:E K

Barcelona nuk do të ushtrojë opsionin për të blerë Luuk de Jong, i cili kështu do të kthehet në Sevilla në fund të sezonit, raporton Sport.

Sulmuesi holandez 31-vjeçar iu bashkua klubit në fillim të sezonit me kërkesë të Ronald Koeman, për të mbushur boshllëkun e Antoine Griezmann, i cili u transferua te Atletico Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë me ardhjen e Xavit, gjërat në klub kanë ndryshuar, dhe “Blaugranët” nuk do e blejnë përfundimisht lojtarin.

Pavarësisht se ka shënuar disa gola të rëndësishëm (7 gjithsej në 24 ndeshje), De Jong nuk ka mundur ta bindë trajnerin spanjoll, ndaj ai do të rikthehet në Sevilla në fund të sezonit.

/GazetaBlic Sport/