Sporti

Barcelona nënshkruan marrëveshje me Spotify, mund të ndërrohet edhe emri i stadiumit

02/08/2022 08:06
nga:Mergim Rreci

Shtypi spanjoll ka njoftuar se Barcelona arriti këtë të hënë një marrëveshje me Spotify për të sponsorizuar skuadrën e Katalonjës.

Sipas RAC1, Barça është planifikuar të njoftojë të martën se Spotify do të sponsorizojë ekipin për tre sezonet e ardhshme për 280 milionë euro.

Marrëveshja do të përfshijë fanellat e para dhe ato stërvitjes së ekipit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ekziston edhe mundësia që marrëveshja të përfshijë edhe emrin e stadiumit. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë “Camp Nou” do të quhej Spotify.

/GazetaBlic Sport/