Sporti

Barcelona në krizë, kërkon hua 500 milionë euro

05/14/2021 14:52
nga:E K

Pandemia e COVID-19 ka prekur te gjithë botën e futbollit.

Klubi i Barcelonës si duket po kalon në një periudhë të vështirë ekonomike, shkruan GazetaBlic Sport.

Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta, ka kërkuar që klubi duhet të huazojë 500 milionë euro në mënyrë që të dal nga kriza financiare.

Sipas Mundo Deportivo, Barça pritet të marrë hua 500 milion euro për të paguar pagat dhe për të siguruar stabilitetin financiar të klubit.

Klubi ka humbur 300 deri në 400 milion euro për shkak të mungesës së tifozëve gjatë gjithë këtij sezoni.

/GazetaBlic Sport/