Sporti

Barcelona në kontakt me agjentin e Gundogan, gjermani mund të transferohet gjatë verës në “Camp Nou”

02/16/2023 14:36
nga:E K

Gundogan mund të largohet nga Manchester City.

Mesfushori gjerman, Gundogan ka kontratë me “Citizens” deri në fund të sezonit, kurse negociatat për rinovim të kontratës ende nuk kanë nisur, përcjell GazetaBlic Sport.

Gazetari i mirënjohur, Gerard Romero raporton se Barcelona ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit për një transferim të mundshëm në “Camp Nou”.

Skuadra katalunase mund ta transferojë Gundogan me parametra zero.

/GazetaBlic Sport/