Barcelona ka mësuar kundërshtarët e saj në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve 2026/27.
Katalanasit do të përballen me Manchester Cityn, PSG-në, Aston Villan, Sporting CP, Feyenoordin, Galatasarayn, Comon dhe Sabah FK.
Mes sfidave më të forta spikasin përballjet me Manchester Cityn, PSG-në dhe Aston Villan, ndërsa Barcelona synon një tjetër paraqitje të suksesshme në garën më prestigjioze evropiane.
/GazetaBlic Sport/


