Sporti

Barcelona në ‘gjah’, synon të transferojë holandezin De Ligt

12/25/2021 11:08
nga:E K

Barcelona po shqyrton mundësinë që të nënshkruajë me mbrojtësin e Juventusit, Matthijs De Ligt në afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Qendërmbrojtësi holandez 22-vjeçar duket i destinuar të largohet nga Bianconerët në të ardhmen e afërt, me agjentin e tij Mino Raiola së fundmi që deklaroi se ishte gati për hapin e ardhshëm të karrierës së tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raportohet nga “Sport“, Barcelona është seriozisht e interesuar për idenë e nënshkrimit të De Ligt, por do të duhet të presë deri në verën e ardhshme, pasi marrëveshja do të ishte praktikisht e pamundur të arrihet në dritaren e transferimeve të muajit të ardhshëm për shkak të pagës së tij të madhe.

Barcelona tani po vjen me një plan për të provuar të arrijë marrëveshjen, me largimin e Philippe Coutinho-s që duket si mënyra më e mundshme për të lehtësuar transferimin.

/GazetaBlic Sport/