Sporti

Barcelona në bisedime të avancuara për huazimin e Joao Felix

08/18/2023 09:40
nga:E K

 

Joao Felix është drejt fundit të aventurës së tij me Atletico Madrid.

Di Marzio raporton se Barcelona ka shprehur interesim për huazimin e portugezit, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas të njëjtit burim, katalunasit do të duhet të paguajnë 7-8 milionë euro për të siguruar Felix në formë huazimi.

Kujtojmë që Felix nuk është i kënaqur me klubin nga Madridi ku pak ditë më parë u raportua se 23 vjeçari po kërkon shkëputjen e kontratës me klubin e Atletico Madrid.