Sporti

Barcelona ndalet nga Granada, ndeshja mbyllet me barazim

09/20/2021 23:02
nga:Lorik J

Barcelona nuk ka marrë më shumë se një barazim ndaj Granadas.

Skuadra e Barcelonës ka barazuar me rezultatin 1:1 ndaj Granadas në xhiron e pestë të La Ligas, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishin mysafirët që kaluan në avantazh pas vetëm dy minutave lojë. Për Granadan shënoi, Duarte, i cili u asistua nga Escudero.

Barcelona kishte disa raste shënimi gjatë tërë ndeshjes, por goli i barazimit erdhi në minutën e fundit të kohës së rregulltë, kur mbrojtësi, Aaraujo shënoi në minutën e 89’të të sfidës.

Pas këtij dueli, Barcelona ka 8 pikë në vendin e 7’të, kurse Granda ka tre pikë në vendin e 17’të.

/GazetaBlic Sport