Sporti

Barcelona – Napoli, Rrahmani nga minuta e parë| Formacionet zyrtare

03/12/2024 19:52
nga:Mergim Rreci

Barcelona dhe Napoli do të përballen sonte në Ligën e Kampionëve.

Rezultati i ndeshjes së parë ishte 1 me 1, kurse sonte do të vendoset për skuadrën që do të kalojë tutje, transmeton GazetaBlic Sport.

Një atmosferë e jashtëzakonshme është momentalisht në Kataluni, atje ku tifozët po mundohen të motivojnë maksimalisht skuadrën e tyre.

Mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani do të luajë nga minuta e parë tek skuadra italiane.

Ja formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen; Koundé, Araujo, Cubarsí, Cancelo; Fermín López, Christensen, Gündogan; Lamine Yamal, Lewandowski, Raphinha

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Juan Jesus, Mario Rui; Zambo Anguissa, Lobotka, Traorè; Politano, Osimhen, Kvaratskhelia

/GazetaBlic Sport/