Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të bordit të drejtorëve të Barcelonës, klubi njoftoi se skuadra do të rikthehet në Camp Nou për gjysmën e dytë të sezonit.
“Ekipi i parë do të vazhdojë të luajë në Louis Companys për gjysmën e parë të sezonit, me synimin për t’u rikthyer në Camp Nou për gjysmën e dytë të sezonit”, thuhet në një deklaratë të klubit.
Duke pasur parasysh kalendarin e La Ligës, Barça pritet të kthehet në shtëpi në Camp Nou ndaj Valencia në fillim të vitit 2025.
Stadiumi do të jetë i hapur në 60% të kapacitetit të tij.
/GazetaBlic Sport