Kapiteni i Chelseat, Cesar Azpilicueta, po ndiqet nga Barcelona.
Spanjolli ka vetëm edhe një vit kontratë me Blutë, kurse Barca po e monitoron me kujdes situatën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Azpilicueta mund të rikthehet në La Liga pasi më parë ka luajtur me ekipin e njohur, Osasuna.
Kujtojmë që mbrojtësi spanjoll ka kaluar nga Lille te Chelsea në vitin 2012.
/GazetaBlic Sport.


