Për shkak të situatës delikate me financat Barcelona është kryesisht në kërkim të lojtarëve që po i japin fund kontratave me klubet e tyre.
Ky është rasti me Andreas Christensen. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar danez është në fund të kontratës me Chelsean dhe marrëveshja mes lojtarit dhe klubit katalanas ishte praktikisht e mbyllur, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, futbollisti ka filluar negociatat përsëri me Chelsean dhe mund të qëndrojë tek kjo skuadër.
Sipas Sport, menaxheri Mino Raiola i ka zbuluar Joan Laportës, në takimin e tyre në Torino, se Matthijs De Ligt do të ketë dritën jeshile për t’u larguar nga Juventusi në fund të sezonit dhe ai mund të shihet si një alternativë tjetër nga katalanasit.
Holandezi 22-vjeçar ka qenë dëshirë e vjetër e Barcelonës që kur ishte në Ajax dhe tashmë kjo gjë mund të bëhet realitet.
Barcelona tani do të ketë disa ditë për të vendosur se cilin front do të sulmojë pasi Christensen po kërkon urgjentisht të përcaktojë të ardhmen nga vera e ardhshme.
/GazetaBlic Sport/


