Barcelona ka hedhur sytë nga merkatoja e verës për të përforcuar repartin defensiv, duke vendosur në krye të listës mbrojtësin italian Alessandro Bastoni.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit blaugrana kanë marrë sinjale pozitive për të nisur bisedimet me Interin, që zotëron kartonin e lojtarit, transmeton GazetaBlic Sport.
Bastoni konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Europë dhe profili i tij i përshtatet stilit të lojës që kërkon Barcelona. Klubi spanjoll synon të ndërtojë një linjë të fortë mbrojtjeje për sezonet e ardhshme dhe italiani shihet si një investim afatgjatë.
Nga ana tjetër, Interi nuk e ka ndërmend ta lëshojë lehtë një nga shtyllat kryesore të skuadrës. Megjithatë, drejtuesit zikaltër nuk e përjashtojnë mundësinë e një transferimi nëse paraqitet një ofertë e konsiderueshme financiare. Vlera e kartonit të Bastonit raportohet të jetë në intervalin 70 deri në 80 milionë euro.
Burime pranë klubit italian bëjnë të ditur se lojtari është i fokusuar te projekti aktual, por mbetet i hapur ndaj sfidave të reja në karrierë. Deri më tani nuk ka pasur asnjë kërkesë zyrtare për largim, çka tregon se çdo lëvizje do të varet nga zhvillimet e merkatos në javët në vijim.
/GazetaBlic Sport/


