Sporti

Barcelona merr një lajm të hidhur nga kampi spanjoll

09/07/2024 20:42
nga:E K

Spanja mbrëmë ka luajtur ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve ndaj Serbisë, sfidë kjo që përfundoi pa gola 0-0.

Përveç barazimit, Spanja mori një tjetër goditje, pasi Dani Olmo ka pësuar një lëndim dhe gjatë ditës së sotme nuk ka stërvitur me lojtarët e tjerë.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri spanjoll Luis de la Fuente, i cili ka thënë se futbollisti i Barcelonës ka marr një goditje të fortë mbrëmë dhe nuk ka mundur të stërvis sot.

“Dani Olmo pësoi një goditje të fortë ndaj Serbisë dhe nuk e dimë se si ndihet tani. Ai nuk do të stërvitet me ne sot”, tha strategu spanjoll.

Ky nuk është një lajm i mirë as për skuadrën e Barcelonës e cila llogarit në Olmon.

Nuk dihet nëse ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës së Spanjës ndaj Zvicrës ditën e nesërme dhe sa do të jetë jashtë fushave.