Lajm i keq për Barcelonën. Përveç humbjes ndaj Real Madridit në El Clasico, Frenkie de Jong gjithashtu e mbylli ndeshjen i dëmtuar.
Mesfushori holandez pati probleme para ndeshjes, por vendosi të luajë për të mos humbur ndeshjen kundër Madridit, përcjell GazetaBlic Sport.
Barcelona ka konfirmuar lëndimin e Frenkie De Jong dhe ai praktikisht nuk do të luajë të mërkurën ndaj Rayo Vallecano dhe është një dyshim për Alaves të shtunën.
Mesfushori i Barçës ka luajtur çdo ndeshje këtë sezon me përjashtim të Levantes, të cilën ai e humbi për shkak të suspendimit. Koeman tani do të duhet të ridizajnojë mesfushën e tij.
/GazetaBlic Sport
MEDICAL NEWS | First team player F. de Jong has a right hamstring strain. He is out and his recovery will dictate his return. pic.twitter.com/ZzdB6ncQGa
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 25, 2021


