Fitore e madhe e Barcelonës në Pamplona kundër Osasunës. “Blaugranat”, edhe pse e nisi këtë ndeshje, duke pësuar gol dhe mbetur me 10 lojtarë më pas (Lewandowski mori dy kartonë të verdhë), ia dolën të përmbysnin shifrat dhe të fitonin në fund 2-1 një takim që thuajse e kishin humbur.
Pedri dhe “perla” e Raphinhas bënë të pavlefshëm golin e Garcias. Goli i barazimit ktheu qetësinë te Barça, që në fundin e sfidës dhuroi spektakël me një kombinim perfekt mes De Jong dhe Raphinas, me sulmuesin brazilian që shënoi një nga golat më të bukur në karrierë.
Barcelona e kontrolloi me zgjuarsi lojën në minutat e fundit dhe në shtesë, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme që e shkëput me 5 pikë nga Reali ndjekës, që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.


