Sporti

Barcelona merr lajmin e madh, Lamine Yamal gati për gjysmëfinalen e Superkupës

12/29/2024 13:28
nga:Lorik J

Lamine Yamal i është dhënë drita jeshile për të luajtur në ndeshjen e Barcelonës në Superkupën e Spanjës. Kavilja e tij e djathtë e ndrydhur po rikuperohet mirë dhe ai do të rikthehet për ndeshjen kundër Athletic Bilbaos më 8 janar.

AS raporton se pas një kontrolli të fundit, kyçi i këmbës së Yamal u konsiderua i qëndrueshëm dhe ai tani është në rrugën e duhur për të luajtur.

Anësori 17-vjeçar e pësoi dëmtimin më 15 dhjetor kundër Leganes. Yamal pritet të heqë së shpejti këpucën e tij ortopedike, duke e lejuar atë të fillojë stërvitjen në fushë. Synimi është që ai t’i bashkohet ekipit për seanca pas ndeshjes së Kupës kundër Barbastro më 4 janar.

Ndërsa Yamal do të humbasë ndeshjen e Kupës, ai pritet të udhëtojë në Arabinë Saudite me skuadrën më 6 janar për Superkupën, ku mund të luajë një rol kyç në ndjekjen e titullit të parë të Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flick.

/GazetaBlic Sport