Sporti

Barcelona merr lajme të mira në lidhje me stadiumin ‘Camp Nou’

10/18/2025 08:17
nga:Mergim Rreci

Barcelona merr më në fund lajme të mira.

Sipas Catalunya Radio, klubi ka marrë leje nga këshilli bashkiak për të hapur tribunën jugore të Spotify Camp Nou me një kapacitet total prej 27,000 spektatorësh. Megjithatë, Blaugranët nuk do të kthehen në ‘shtëpinë’ e tyre së shpejti për shkak të arsyeve ekonomike, transmeton GazetaBlic Sport.

Rihapja e stadiumit me kaq pak tifozë do t’i kushtonte klubit para. Pas marrjes së kësaj leje të parë banimi, klubi do të presë lëshimin e lejes së dytë, e cila do t’i lejojë ata të hapin një tribunë anësore, duke e rritur kapacitetin në 45,000.

Një datë kthimi nuk është caktuar ende, por pritet të jetë drejt fundit të vitit. Deri atëherë, Barça do të qëndrojë në Montjuic.

/GazetaBlic Sport/