Sporti

Barcelona merr fitoren e parë në këtë sezon në Ligën e Kampionëve, mposht Dynamo Kivein

10/20/2021 20:40
nga:Lorik J

Skuadra e Barcelonës ka marrë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Lojtarët e Ronald Koeman kanë triumfuar ndaj Dynamo Kiev me rezultatin minimal 1:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm dhe të fitores për Barcelonën e shënoi qendër mbrojtësi, Gerrard Pique pas 36 minutave lojë.

Barça deri në fund kishte shumë raste shënimi me Ansu Fatin e Luuk De Jong, por që nuk arritën të shënonin gola tjerë.

Vlen të potencohet se Kun Aguero debutoi me Barcelonën në Champions League në këtë sfidë, pasi u aktivizua në minutën e 75’të.

Barça me këtë fitore shkon në kuotën e tre pikëve, kurse Dynamo Kiev ndodhet në vendin e fundit me 1 pikë.

/GazetaBlic Sport