Sporti

Barcelona merr 3 pikë në udhëtim te Villarreal, luftë e zjarrtë për titull në La Liga

04/25/2021 18:06
nga:L J

Barcelona ka arritur të marrë 3 pikë në udhëtim ndaj skuadrës së Villarreal.

Fillimisht ishte skuadra vendase që kaloi në epërsi me anë të lojtarit, Chukuweze në minutën e 26’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë festa e skuadrës së Villarreal ishte e shkurtër, pasiqë vetëm pas 2 minutave, Griezmann barazoi shifrat për skudrën katalanase.

Ishte përsëri, Griezmann ai i cili shënoi për avantazhin e Barçës në minutën e 35’të të takimit dhe rezultatin final në këtë duel.

Barcelona ndodhet në vendin e tretë në tabelë me 71 pikë, 2 më pak se Atletico Madrid e cila kryeson tabelën e La Ligas, por Barça ka një ndeshje më pak të zhvilluar se skuadra e Simeones.

/GazetaBlic Sport/