Sporti

Barcelona mendon për sezonin e ri, spanjollët dëshirojnë “yllin” e Leipzig

04/19/2024 16:51
nga:E K

Dani Olmo mbetet një prej lojtarëve me të lakuar kur vjen puna për merkaton, me spanjollin që aktualisht po luan sezonin e tij të pestë te RB Leipzig.

Momentalisht, gjermanët janë në vendin e katërt në Bundesliga, teksa në sprintin final të sezonit të gjitha llogaritë i bënë me zonën Champions, që mund të ndikojë edhe në merkaton e verës.

Kjo pasi, Dani Olmo mund të largohet nëse skuadra dështon të sigurojë Champions-in, teksa për 25-vjeçarin interesohet Barcelona, por jo vetëm.

Ish-lojtari Dinamo Zagreb ka admirues edhe në Premier League, por në orët e fundit klubi katalanas ka nisur intensivisht punën për të gjetur marrëveshjen me Olmo-n, që gjithashtu është i tunduar nga ideja për të luajtur në La Liga.

Olmo ka kontratë deri në qershor 2027 me RB Leipzig, ndërsa vlera e tij në treg është 55 milionë euro dhe te Barcelona shpresojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të bërë realitet këtë transferim.