Sporti

Barcelona më e bashkuar se kurrë, Messi fton të gjithë lojtarët në shtepinë e tij për drekë

05/03/2021 16:56
nga:L J

Barcelona është më e bashkuar se kurrë.

Merita e Koeman, Messi dhe të gjithë stafit që kanë arritur ta kthejnë situatën në favor dhe të bashkohen për të arritur qëllimet e vendosura. Kapiteni i Barçës bëri një hap përpara këtë të hënë dhe organizoi drekë në shtëpinë e tij për të qenë më të bashkuar për ndeshjet e fundit të LaLigas, përcjell GazetaBlic Sport.

Prandaj, Leo Messi organizoi një drekë në shtëpinë e tij këtë të hënë. Lojtarët e ekipit të parë të Barcelonës  morën pjesë atje. Synimi i argjentinasit ishte të festonte fitoren në Mestalla dhe të përgatitej për duelin kundër Atletico Madrid.

/GazetaBlic Sport